Rrjedha e lumit të Valbonës. 25 qershor 2016 | Foto: Ivana Dervishi

Alpinistët bllokohen në Valbonë, kërkohet ndërhyrja me helikopter

Dy shtetas (bashkëshortë / alpinistë), duke eksploruar zonën, për shkak të terrenit të thepisur, janë bllokuar në Valbonë, njëri prej tyre është dëmtuar dhe në pamundësi për të lëvizur.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë të Komisariatit Tropojë, së bashku me ekipin mjekësor, janë nisur në drejtim të zonës ku dyshohet se janë bllokuar alpinistët.

Për shkak të terrenit të vështirë dhe të thepisur dhe të largësisë së turistëve nga zona që mund të përshkohet me automjete, është kërkuar ndërhyrja e helikopterit, me qëllim ofrimin e ndihmës për shtetasit e dëmtuar.

Nga informacionet e deritanishme, 2 alpinistët e bllokuar po asistohen edhe nga 2 shtetas të tjerë (alpinistë), të cilët po eksploronin gjithashtu zonën e Valbonës./TELEGRAFI