
Aliu thotë se ishte vendim i tij që të mos jetë pjesë e listës së kandidatëve të LVV-së për deputetë
Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka thënë se ka qenë vendim i tij që të mos jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje për Zgjedhjet Parlamentare të 09.02.2025.
Aliu shkurtimisht ka thënë para mediave se ky vendim nuk është vendim i marrë së voni.
“Vendim i imi ka qenë, nuk është vendim i marrë tash së voni, njëjtë siç ka qenë vendim i imi për mos me qenë pjesë e kryesisë në tetor 2022”– tha Aliu.
I pyetur se cila është arsyeja e këtij vendimi, ministri shtoi se ‘nuk mundet njëherë me i fol çështjet e arsyet’.
Në listën e LVV-së nuk figuroi as emri i zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimit, i cili tha se mospjesëmarrja e tij në listën zgjedhore vjen si fakt i udhëheqjes së Shtabit Zgjedhor.
“Shefi i Shtabit, rrjedhimisht, nuk do duhej të jetë pjesë e listës. Kështu ka qenë edhe në vitin 2017, edhe më 2019, edhe më 2021, e do jetë përsëri tash në 2024. Rezultati i tri Zgjedhjeve të fundit tregon që, kjo ka qenë strategjia e duhur”– kishte thënë Bislimi më 12.12.2024.
Në listën e LVV-së për deputetë nuk janë Liburn Aliu dhe Besnik Bislimi
Besnik Bislimi tregon pse nuk është pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të LVV-së