Aliu: Porti i thatë i Prishtinës do të shërbejë për të gjithë regjionin

Ministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se Porti i Thatë i Prishtinës do të shërbejë për tregti regjionale nga ku mallrat përmes Prishtinës do të shkojnë edhe në vendet e Rajonit.

Sipas Aliut, rrjeti hekurudhor në Kosovë është i vjetëruar dhe ka nevojë të modernizohet për t’i shërbyer Kosovës.

“Kosova nuk mund të ketë përfitime nëse nuk kyçet në korridore. Këto poste do të kenë mundësi të kapaciteteve të mëdha për transportin e mallrave në tërë rajonin përmes Prishtinës. Mallrat që vijnë nuk do të jenë vetëm për Kosovën, sikurse si janë deri më tash (rreth 30%). Porti i thatë i Prishtinës do të shërbejë për të gjithë regjionin. Hekurudha apo korridori i dhjetë për në Leshak do t’i shpie këto mallra drejt Serbisë e po ashtu edhe drejt Vjenës e më tej. Kurse përmes korridorit të tetë mallrat do të shkojnë në Maqedoni”, tha Aliu.

Kosova dhe Shqipëria kanë lidhur 19 marrëveshje, protokolle e memorandume bashkëpunimi në mbledhjen e tetë radhazi mes dy qeverive të mbajtur më 20 qershor 2022.

Një ndër marrëveshjet është edhe Marrëveshja e bashkëfinancimit ndërmjet Ministrisë Së Infrastrukturës dhe Energjisë së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë Së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor Dhe Infrastrukturës së Republikës së Kosovës për studimin e fizibilitetit dhe projekt – idesë për lidhjen hekurudhore Durrës-Prishtinë.

Porti i Durrësit dhe zgjatimi i tij në Prishtinë, projekti i detajuar me kostot dhe periudhën e ndërtimit

Liburn Aliu: Hekurudha Hani i Elezit – Leshak pritet të kushtojë 224 milionë euro