Liburn Aliu, Minster i Ambinetit Foto: Fioralba Kryemadhi – KALLXO.com
Aliu: Nuk mund të kemi zhvillim të qendrueshëm, nëse kemi degradim të mjedisit
Në konferencën e organizuar nga Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese – BIRN në kuadër të aktiviteteve për “Ditët e Energjisë së Gjelbër”, ministri i Ambinetit, Liburn Aliu, ka folur për mbrojtjen e mjedisit në Kosovë.
“Nuk mund të kemi zhvillim të qendrueshëm, nëse kemi degradim të mjedisit, kjo është sa i përket aspektit mjedisor, por në anën tjetër kemi aspektit mjedisor, por nën anën tjetër kemi aspektet e ndikimeve klimatike në të gjithë botën, e cila e prek edhe vendin tonë qysh i prekin të gjitha vendet nëtë cilat ndikohemi”, ka thënë Aliu.
Ministri Aliu ëshët shprehur se ndryshimet klimatike dhe mejdisore janë në përgjegjësinë e ministrive të ndryshme
“Kur flasim për ndryshimet klimatike dhe reduktimin e ndikimeve mjedisore, në kuptimin e lirimit të CO2, kjo nënkupton që kemi të bëjmë me transportin, efiçencën e energjisë, menaxhimin e mbetjeve, pyllëzimin dhe ruajtjen e pyjeve”, ka thënë ministri.
Ndërsa, sa i përket ndotjes nga termocentralet, Aliu ka thënë se “Kosova A është ndotës më i vogël për shkak se i ka filtrat e vendosur rishtazi, pra duhet të vendosen filtrat, por sa i përket cilësisë së ajrit kjo nuk e zvogëlon CO2, por e ndal pluhurin”.
BIRN organizon konferencën e nivelit të lartë për Ditët e Energjisë së Gjelbër 2022
Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Evropian.