Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Aliu: “Kelkos”-it i refuzohet leja mjedisore

Ministri Liburn Aliu ka thënë në emisionin “Kallxo Përnime” se hidrocentralit të “Kelkos”-it i është refuzuar leja mjedisore.

“’Kelkos’-it i është refuzuar leja mjedisore dhe nuk mund të veprojë pa e pasur lejen mjedisore”, ka thënë ministri Aliu.

Përpos kushteve që kanë të bëjnë me mjedisin, sipas Aliut, “Kelkos” duhet të plotësojë edhe kushte që janë rezultat i lejeve mjedisore.

Por, sipas ministrit, “Kelkos” mund të aplikojë për leje mjedisore dhe në momentin që i plotëson kërkesat e lejes mjedisore i jepet leja.

www.kallxo.com