Aliu: Hapet për qarkullim tuneli afër pendës së liqenit të Ujmanit

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se është hapur për qarkullim tuneli afër pendës së liqenit të Ujmanit.

“Bllokimi i tunelit afër pendës së liqenit të Ujmanit ishte një nga problemet që kemi hasur, dhe për një kohë shumë të shkurtër kemi arritur që ta lirojmë për qarkullim”- ka shkruar Aliu.

Ministri gjithashtu ka thënë se “Po shqyrtojmë mundësinë që në objekte të infrastrukturës kritike siç janë tunelet, të gjejmë zgjidhje tjera në rast të bllokimeve të tilla, potencialisht të funksionalizojmë bypaset e rrugëve ekzistuese dhe po ashtu ndërtimin e rrugëve të reja”.