Aliu: Gjendja me mbeturinat është e rëndë
Në Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim është duke raportuar Ministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.
Ministri Liburn Aliu tha se ministria e ka një fushveprim mjaftë të gjerë, por sipas tij, në qeverisjen e tyre dhe në menaxhimin e punës si ministri ndër prioritet kryesore kanë ndryshimet klimatike.
“Targetet kryesore janë çështja e ujërave kapacitetet ujore në vendin tonë që janë të limituara ka rezerva të vogla të ujit… Lumenjtë tanë që dalin nga vendi ynë nuk menaxhohen mirë”, tha Aliu.
Sipas Aliut targeti tjetër është çështja e mjedisit.
“Kur flasim për tokën janë mbeturinat, gjendja është e rëndë”, tha ai. Aliu tha se gjendje të rëndë të deponive janë në Mitrovicë, Prishtinë, Pejë dhe në Gjilan.
Dhe fokusi i tretë sipas ministrit ka të bëjë me ndryshimet klimatike. Aliu tha se tokat që janë të pershtatshme për energji solare janë identifikuar.
Ai tha se gjithashtu i kanë ndarë edhe zonat e mbrojtura me ligj dhe pjesa tjetër, sipas tij, është e përshtatshme për energji solare.
Banimi social dhe banimi i përballueshëm është tjetër fokus i ministrisë sipas Aliut.
Deputetja e PDK-së Ganimete Musliu ka kërkuar sqarim nga ministri për projektin e ujërave në Skënderaj.
Sipas saj, është hequr një projekt ku mbi 80 për qind të fshatrave janë pa ujë.
“Heqja e këtij projekti ka qenë dierencim politik ndaj asaj zone sepse qytetarët atje vuajnë per ujë…nuk kanë ujë të pijshëm, nuk kanë ujë as për pastrim”, tha Musliu.
Drama mes kompanive për grumbullimin dhe menaxhimin e mbeturinave që la kryeqytetin të ndotur