Aliu: Duhet të bëhet linja hekurudhore Prishtinë – Durrës, e më pas Prishtinë - Nish

Liburn Aliu, ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka thënë se Kosova duhet ta bëj fillimisht lidhjen hekurudhore nga Prishtina në Durrës, e më pas të shoh mundësitë që kjo të bëhet edhe nga Prishtina në Nish të Serbisë.

“Pra me qenë se planifikohet që Durrësi të jetë port i cili do të zhvillohet, është jetike për Republikën e Kosovës që të lidhet me linjë hekurudhore me Durrësin. Pse nuk është kjo temë në tavolinë pse nuk e kam pas në tavolinë çështjen e korridorit hekurudhat Durrës – Prishtinë”, tha ai.

Gjithashtu duke iu përgjigjur akuzave të deputetit Ramush Haradinaj rreth pyetjes që ai ngriti për Nexhat Krasniqin, zyrtar në Zyrën e Prokurimit në Ministrinë e Infrastrukturës, i cili sipas Haradinaj nga Vetëvendosje më parë është quajur “babai i tenderëve”.

Aliu tha se nuk mund të largoj njerëz nga puna dhe se Krasniqi është kthyer ë vendin e tij të punës para se ai të bëhej ministër.

“Nexhatin e ka kthyer në punë organi më i lartë, para se të vij unë ministër. Ju po thoni pse s’po e largoni atë prej pune, e unë nuk largoj njerëz prej punës. Nëse unë do të largoja njerëz prej punës, unë bëj shkelje ligjore”, tha ai.

Aliu gjithashtu kërkoi nga Haradinaj sqarime për rrugën Deçan – Plavë.

“Pse na keni mashtruar për rrugën Deçan – Plavë kur unë sot s’jam t’u e gjetë asnjë letër, ju lutem ju ma gjeni letrën. Keni pas një takim me ministrin e Malit të Zi për Rozhajë dhe është përmend tuneli. Tregoni për rrugën Plavë se keni fol vazhdimisht, ku janë letrat”, tha Aliu.

 

Haradinaj, në seancën e parë të sesionit vjeshtor parlamentar, përmend Nexhat Krasniqin