Aliu: Asnjë hidrocentral nuk do të lejohet të punojë përderisa nuk do t`i përmbush kriteret mjedisore

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu në konferencë për media ka folur për hidrocentralet dhe veprimin e tyre në Kosovë.

“Sa i përket hidrocentraleve, kemi shumë raste kur hidrocentralet i kanë fitu të drejtat ujore pavarësisht që mund të kenë shkelje, por janë disa të drejta të fituara të cilat mund t’i kushtojnë vendit me arbitrazh, por asnjë hidrocentral nuk do të lejohet të punojë përderisa nuk do t`i përmbush kriteret mjedisore, përderisa nuk e plotëson minimumin biologjik të rrjedhës ujore”, ka thënë Aliu.

Tutje, Ministri Aliu ka bërë të ditur se në rastet kur hidrocentralet nuk marrin leje atëherë puna e tyre ndërpritet.

“Ka raste kur hidrocentralet nuk i kanë marr lejet mjedisore dhe puna e tyre ndërpritet”, ka thënë Ministri.

Në korrik të këtij viti është publikuar një raport i cili  rekomandon që të ndërpritet operimi i të gjitha hidrocentraleve që operojnë pa leje mjedisore, si dhe të hetohen të gjithë zyrtarët për shkeljet ligjore, që kanë karakterizuar ndërtimin dhe operimin e hidrocentraleve.

Grupi punues po ashtu kërkon që të shfuqizohen të gjitha aktet e lëshuara në kundërshtim më ligjin, si dhe vendosjen e një moratoriumi për ndërtimin e hidrocentraleve të reja, deri në miratimin e planeve për menaxhimin e pellgjeve lumore.

Shumë shkelje nëpër hidrocentrale, por asnjë veprim ndaj tyre