Jeta ne Komnune - Asamblist i komunes se Gjakoves - Komuna Gjakove - Foto: Fatrion Ibrahimi

Ali Tafarshiku: Pronë komunale e Gjakovës iu dha djalit të zv.ministrit të Shëndetësisë

Përballë Jeta Xharrës, në emisionin “Jeta në Komunë”, sonte është kryetari i i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ku po diskutohet për pronat komunale të dhëna në shfrytëzim.

Asamblisti nga Alternativa, Ali Tafarshiku, nuk e mohoi dhënien në shfrytëzim të pronave komunale, por ai e kontestoi identifikimin dhe regjistrimin e tyre.

“Kryetari ka trashëguar 56 dyqane, e një ndër to si pronë komunale kjo qeverisje ia ka dhënë djalit të zëvendësministrit të Shëndetësisë, Sotir Ndout”, tha Tafarshiku.

Të ftuar në studio janë edhe tre asamblistë, dy prej tyre nga opozita, Ali Tafarshiku nga Alternativa, Mimoza Shala nga Vetëvendosje dhe Shpend Kumnova nga AAK-ja, ndërsa në Zoom Ideal Zhaveli nga Këshilli Rinor i Veprimit Lokal- KVRL.