Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, në intervistën për emisionin "Jeta në Kosovë" - Foto: KALLXO.com

Ali Ahmeti flet rreth kalimit të kufirit Kosovë- Maqedoni e Veriut pa teste PCR

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, tha se lëvizja e lirë e mallrave dhe e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut pa PCR test me Kosovën është në dobi të të dyja vendeve, por një vendim i tillë varet nga vlerësimet e ekspertëve të Komisioneve për Sëmundje Infektive në të dyja vendet.

Ahmeti shtoi se nuk ka problem mes ministrave të LSDM-së dhe BDI-së për çështjen e kufirit me Kosovën.

“Institutet e dy vendeve tona si i joni edhe i Kosovës duhet të bëjnë vlerësim sepse është përgjegjësi e shtetit që gjërat t’i vendos sipas vlerësimeve shkencore dhe të ekspertëve, kështu që të gjithë jemi duke punuar dhe duke inkurajuar institutet e Shëndetit Publik ta përmbyllin dhe të ketë një epilog sepse është në dobi të qytetarëve lëvizja e lirë”, deklaroi Ahmeti./TV21