Aleksandër Lumezi takohet më krerët e Cyrihut

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, së bashku me Kryesuesin e Këshillit Prokurorial, Jetish Maloku dhe Kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale , Blerim Isufaj, kanë zhvilluar takim me Presidentin e Parlamentit të Cyrihut, Benno Scherrer dhe Kryetarin e Komisionit për Drejtësi dhe Siguri Publike të këtij parlamenti, Tobias Mani.

Gjatë takimit, Presidenti Scherrer dhe Kryetari Mani shpalosën  punën, dhe përgjegjësitë e tyre në proceset e nxjerrjes së ligjeve edhe praktikave të zgjedhjes së gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe mbikëqyrjen e punëve të tyre.

Ndërkaq, Kryeprokurori Lumezi theksoi  sfidat dhe të arriturat e sistemit prokurorial të Republikës së Kosovës.

“Po ashtu, në këtë takim u shkëmbyen edhe pikëpamjet dhe përvojat për mbikëqyrjen dhe disiplinimin e prokurorëve nga institucionet përkatëse. Në fund, Kryeprokurori i Shtetit ka falënderuar Presidentin e Parlamentit të Kantonit të Cyrihut dhe Kryetarin e Komisionit për Drejtësi dhe Siguri Publike të Parlamentit për mikpritjen, me ç ‘rast ka vlerësuar mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme të shtetit të Zvicrës dhënë për Republikën e Kosovës dhe sistemin e saj të drejtësisë”, thuhet në komunikatë.