Leposaviq. Foto: Denis Sllovinja, KALLXO.com

Aleksandar Jabllanoviq shihet në protestën e serbëve në Leposaviq

Aleksandar Jabllanoviq, kryetar i Partisë së Serbëve të Kosovës, është parë në protestën e serbëve lokal në komunën e Leposaviqit.

Gazetarja Mediana Halili nga Leposaviqi raporton se me muzikë ka vazhduar edhe sot, e diel, protesta në këtë komunë.

Situata ka qenë e qetë ndërsa krahasuar me Zveçan, numri i protestuesve ka qënë më i madh.

Në anën tjetër, pjesëtarët e KFOR-it vazhdojnë të qëndrojnë në objektin e Komunës.

Aleksandar Jabllanoviq. Foto: Denis Sllovinja, KALLXO.com

Serbët lokal në komunat veriore Zveçan, ZubinPotok dhe Leposaviq janë duke protestuar për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj në objektet komunale.

Të hënën e 29 majit, situata kishte eskaluar në Zveçan, pas përplasjes së protestuesve serbë me disa pjesëtarë të KFOR-it. Si rezultat i saj, mbetën të lënduar 30 paqeruajtës.

SHBA-të dhe BE vazhdimisht kanë kërkuar shtendosje të situatës në veri të Kosovës. Madje SHBA ka përjashtuar ushtrinë e Kosovës nga ushtrimi Defender 23 si pasojë për ‘mosdëgjimin’ që e ka bërë Qeveria e Kosovës.

SHBA po kërkojnë nga qeveria që kryetarët e ti të mos ushtrojnë detyrat e tyre nga objektet komunale dhe policia e Kosovës të largohet nga ato ndërtesa. Mirëpo kryeministri Albin Kurti po insiston që kryetarët duhet të ushtrojnë detyrat nga zyrat e tyre, sepse sipas tij ‘Kosovës nuk i duhet sistem paralel’.

Presidentja Osmani ka takuar presidentin e Francës, Emmanuel Macron dhe kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz si dhe ka mbajtur një takim ‘joformal’ me presidentin serb Aleksandar Vuçiq

Nga këto takime është propozuar ideja që në katër komunat veriore, Zveçan, Leposaviq, Zubin Potok e Mitrovicë të Veriut të përsëriten zgjedhjet edhe njëherë.

Zgjedhjet e parakohshme në veri së fundmi i përmendi edhe kryeministri, Albin Kurti, pas telefonatave nga zyrtarë të lartë të Departamentit Amerikan.