Aleancat në të mirë të qytetarëve kanë filluar, bashkëpunimi do të vazhdojë

I jam shumë mirënjohës deputetes nga Parlamenti Regjional i Vjenës dhe atij lokal nga Partia e Gjelbër në Austri, znj. Heidemarie Sequenz për përkrahjen në këtë fushatë. Znj. Sequenz i është bashkuar fushatës sime duke marrë pjesë në disa aktivitete që i kemi organizuar. Ajo ka treguar disa herë se programi ynë është për një qytet të shëndetshëm.

Jam shumë i lumtur që politikat tona lokale mjedisore janë në përputhje me ato evropiane. Kjo është arsyeja që ne gëzojmë mbështetje të madhe edhe nga ambientalistët evropian. Kështu rritet edhe obligimi ynë ndaj mjedisit që të jetë në favor të njerëzve.

Aleancat në të mirë të qytetarëve kanë filluar. Bashkëpunimi do të vazhdojë.