Aleanca Franceze organizon aktivitetin ‘Nata e leximit’,

Aleanca Franceze e Prishtinës për ndër të ‘Natës së leximit” do të organizojë disa aktivitete për leximin. Përmes këtyre aktiviteteve kjo aleancë synon promovimin e leximit te të rinjtë.

Përmes një njoftimi për media, Ambasada Franceze në Prishtinë njofton se “Nata e leximit” është një ngjarje që organizohet çdo vit nga Ministria Franceze e Kulturës, dhe që synon promovimin e leximit te të rinjve.

“Me këtë rast, Aleanca Franceze e Prishtinës do të organizojë një punëtori për fëmijë ditën e enjte në 16 janar në ora 18:00. Fëmijët do të marrin pjesë në lojëra të leximit, lexim dygjuhësh të Princit të Vogël dhe një punëtori për krijimin e faqendarësve”, thuhet në njoftim.

Po sipas këtij njoftimi, nga 16 janar deri më 6 mars 2020, Aleanca Franceze, në bashkëpunim me Ambasadën Franceze në Kosovë, do të organizojë një konkurs leximi që synon të nxjerrë në pah veprat e autorëve francezë, belgë, zviceranë dhe luksemburgas me rastin e ‘Ditës Ndërkombëtare të Grave’, si dhe inkurajimin e leximit në frëngjisht.

Pjesëmarrësit gjatë këtij aktiviteti do të ftohen të lexojnë disa libra në frëngjisht, dhe të zgjedhin fragmentet e tyre të preferuara.

“Një juri do të zgjedhë fragmentet më të mira, të cilat do të lexohen me zë të lartë në Ditën Ndërkombëtare e të Drejtave të Grave, më 6 mars. Librat e përzgjedhura do të shpallen në 16 janar. Regjistrimi është falas dhe i hapur për të gjithë dhe bëhet me Aleancën Française”, potencohet në komunikatën e ambasadës franceze rreth aktiviteteve gjatë ‘Natës së leximit’.

Përveç tjerash gjatë këtij aktiviteti është paraparë edhe një punëtori me shkollat publike që në progra kanë mësimin e gjuhës frënge.

“Shkollat që mësojnë frëngjisht do të ftohen të marrin pjesë në një punëtori rreth karikaturës së ‘Pénélope Bagieu Culottées’: gratë që bëjnë vetëm atë që duan. Prodhimet më të mira do të shpërblehen në mars, gjatë javëve të Frankofonisë”, thuhe në komunikatë.