Aldi nga Down Syndrome Kosova punësohet në Trafikun Urban

Nga sot evidenca e hyrjeve-daljeve të Trafikut Urban në Prishtinë është në duar të 23-vjeçarit, Aldit, i cili është anëtar i Shoqatës Down Syndrome Kosova.

Sipas një njoftimi për media nga Komuna e Prishtinës, ai ka filluar punën në këtë ndërmarrje sot dhe do të punojë me orar të rregullt prej orës 08:00 -16:00.

“Hapja dhe ofrimi i mundësive, si dhe gjithë përfshirja e kategorive të ndryshme në shoqëri, kontribon në emancipimin e shoqërisë në përgjithësi. Përgëzojmë ndërmarrjen “Trafiku Urban” për mundësinë e ofruar dhe Aldit i urojmë suksese e punë të mbarë”, thuhet në njoftim.

KALLXO.com kishte raportuar se Aldi Hoxha ka punuar  në kafenenë X21 në Prishtinë. Për më shumë se dy vite, ai e kishte bërë punën e bankierit dhe kamarerit.

21 vjeçari nga Gjakova që lufton stereotipet e Sindromit Down

www.kallxo.com