Albulena Haxhiu tregon si bëhet mandatimi për Kryeministër

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka komentuar procedurat për mandatarin e Qeverisë së re.

Sipas saj, afatet kushtetuese për formimin e ekzekutivit kosovar fillojnë pasi të bëhet caktimi i mandatarit nga Presidenti i Kosovës.

“Së pari, afati për formimin e Qeverisë, nuk fillon të rrjedh pas konstituimit të Kuvendit. Afati 15 ditor, fillon të rrjedh vetëm pas caktimit të mandatarit nga Presidenti”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

“Tutje, në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, neni 84.14 thuhet se Presidenti ” cakton mandatarin për formimin e Qeverisë, pas propozimit të partisë politike …… që përbën shumicën në Kuvend””, thuhet tutje në deklarimin e saj.

Hazhiu tha po ashtu se, mandatimi nga Presidenti bëhet vetëm pasi një herë ta propozoj partia fituese mandatarin.

“Poashtu në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese Nr.103/2014, në të cilin interpretohet Neni 84 paragrafi 14, saktësisht në pikën 68 të tij, shpjegohet qartazi se nuk është në diskrecion të Presidentit të propozoj apo mandatoj kandidatin për Kryeministër nga partia fituese sepse e vërteta është e kundërta e saj duke precizuar se Presidenti mandaton kandidatin për kryeministër vetëm PAS propozimit të partisë fituese”, ka thënë ajo.

Shpjegimit ajo ia ka bashkangjitur edhe dy fotografi nga Kushtetuta e Kosovës.

Sot gjatë ditës, Presidenti Thaçi dërgoi dy ftesa në drejtim të liderit të LVV-së, Albin Kurti, por ai refuzoi të ta takonte atë.

Thaçi i ridërgon ftesë Kurtit: Hajde sonte n’8