Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Albulena Haxhiu reagon ndaj Videos së përgjimeve në Prokurori

Dyshime të forta për keqpërdorime dhe afera korruptive në Prokurorinë e shtetit u bën publike përmes përgjimeve të premten e javës së kaluar.

Media online “Shqip.com” bëri publike disa përgjime në të cilat e involvuar është prokurorja e krimeve të rënda në Prishtinë, Shemsije Asllani.

Brenda këtyre përgjimeve përmenden emra të lartë të sistemit të drejtësisë duke përfshirë edhe udhëheqës të lartë të këtij institucioni si dhe anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Madje prokurorja e Krimeve të Rënda dëgjohet duke folur edhe për ndihmën që ia ka dhënë një personi për t`u bërë gjyqtarë në vendin tonë.

Ndaj kësaj, ka reaguar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e cila ka thënë se duhet të vërtetohet autenticiteti i përgjimeve ndërsa shtoi se të gjithë të përfshirët duhet të japin përgjegjësi.

Haxhiu gjithshtu shtoi se gjatë këtyre ditëve përveç, KALLXO.com asnjë institucion përgjegjës e as nga shoqëria civile nuk ka reaguar ndaj këtij rasti.

“Të premten e javës që shkoi u publikua përgjimi i parë i paralajmëruar me ç’rast protagoniste ishte njëra prej prokuroreve të Prokurorisë Themelore në Prishtinë.  Për gjithë këto ditë nuk pamë asnjë reagim të institucioneve përgjegjëse e as personave në fjalë. Madje, as medias, (përveç kallxo ) e shoqërisë civile.  Ndaj aferave të tilla si shoqëri gjithnjë kemi reaguar zëshëm, por as sot nuk patëm ndonjë reagim kur u publikua edhe përgjimi tjetër poaq problematik. Madje kaloi tërësisht në heshtje”, tha ajo.

Reagimi i plotë i Albulena Haxhiut:

Të premten e javës që shkoi u publikua përgjimi i parë i paralajmëruar me ç’rast protagoniste ishte njëra prej prokuroreve të Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Për gjithë këto ditë nuk pamë asnjë reagim të institucioneve përgjegjëse e as personave në fjalë. Madje, as medias, (përveç kallxo ) e shoqërisë civile.

Ndaj aferave të tilla si shoqëri gjithnjë kemi reaguar zëshëm, por as sot nuk patëm ndonjë reagim kur u publikua edhe përgjimi tjetër poaq problematik. Madje kaloi tërësisht në heshtje.

Padyshim që duhet të vërtetohet autenticiteti i këtyre materialeve, por heshtja dhe tendenca për t’u dukur se asgjë nuk po ndodhë është e papranueshme dhe e rrezikshme.

Ky skandal sikurse edhe të tjerat në të kaluarën nuk guxojnë të na heshtin.

Zyrtarë të tillë që bëjnë pazare me lëndë e të përfshirë në afera dhe të tjerë që tentojnë të kontrollojnë mediet e kanë ndikim në kompetencat që i përkasin dikujt tjetër nuk kanë vend në institucione.

Ndonëse kjo ka qenë mënyrë e funksionimit jo vetëm e sistemit të drejtësisë për këto vite të pasluftës nga 14 shkurti kjo gjë ka marrë fund.

Të gjithë të përfshirët duhet të japin përgjegjësi. Andaj, përmes këtij reagimi thërras për veprime ndaj kësaj çfarë po dëgjojmë.

 

Videot e përgjimeve në Prokurori, akoma asnjë veprim nga organet ndjekëse