Albulena Haxhiu: Ministrinë e Drejtësisë e presin sfida, por shteti i së drejtës do të jetësohet

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se sot ndihet e nderuar që ka marrë këtë post për të cili ajo ka premtuar se do të angazhohet maksimalisht.

“Sot, morra detyrën e re, atë të Ministres së Drejtësisë. Është përgjegjësi të cilën do ta kryej me ndershmëri e punë të palodhshme dhe në shërbim të shtetit të së drejtës”, ka shkruar ajo në facebook.

Ministrja Haxhiu, ka falënderuar qytetarët për besimin si dhe deputetët që Kuvendit të Kosovës që sot kanë votuar qeverinë Kurti.

“Për këtë, falenderoj aktivistët e qytetarët për mbështetjen e madhe si dhe deputetët e Kuvendit që votuan Qeverinë e re e cila do të jetë në shërbim të qytetarëve. Ministrinë e Drejtësisë e presin sfida të shumta por jam e bindur që synimet tona për shtetin e së drejtës do të jetësohen”, ka theksuar ajo.

Sot është votuar qeveria Kurti, ministria e Drejtësisë do të udhëhiqet nga Albulena Haxhiu.

Përveç Haxhiut janë edhe 4 gra të tjera që do të udhëheqin ministri në qeverinë Kurti.

Hykmete Bajrami është zgjedhur ministre për arsim, Vlora Dumoshi ministre për Kulturë, Rini dhe Sport, ministre e Ekonomisë Rozeta Hajdari si dhe ministre e Administratës Emilia Regjepi.

 

Albin Kurti zgjidhet kryeministër i Kosovës

.