Albulena Haxhiu i kërkon qeverisë caktimin e kritereve për dhënie në shfrytëzim të pronave publike

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhi ka dërguar në Qeverinë e Kosovës 12 prona me qëllimi të caktimit të kritereve për dhëniet e tyre në shfrytëzim.

Përmes llogarisë së saj në Facebbok, Haxhiu ka bërë të ditur se mbrojtja dhe shfrytëzimi i pronave publike për interes publik është obligim ligjor dhe kushtetues.

Ministria e Drejtësisë administron me pronat e konfiskuara nga gjykatat e Republikës së Kosovës.

“Në kuadër të kompetencave ligjore, kam dërguar 12 prona të paluajtshme në qeveri me qëllim që kjo e fundit t’i përcaktojë kriteret në bazë të cilave mund t’i jap në shfrytëzim Kjo s’ka ndodhur asnjëherë më parë! Jemi të përkushtuar që pasuria publike të shfrytëzohet vetëm për nevoja publike dhe për interesa të qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka shkruar ajo ndër të tjerash.