Albulena Haxhiu: E kemi pritur këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese

Ish-ministrja e Drejtësisë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, tha për KALLXO.com që e kanë pritur një vendim të tillë nga Gjykata Kushtetuese pasi që vetëm dhjetë ditë pas votimit të Qeverisë Hoti, LVV ka arritur në konstatitimin që një votë ka qenë e paligjshme.

“Ne po presim ftesën nga ushtruesja e detyrës së presidentes znj. Osmani, e cila e ka për detyrë të ftojë partitë politike për të marrë vendimin e tyre për datën e zgjedhjeve të reja”, thotë Haxhiu duke shtuar që tashmë është vendosur një afat nga Gjykata Kushtetuese.

Ndërkohë ajo thekson se e vleresojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ta shpallur jolegjitime Qeverinë Hoti. Sipas Haxhiut, mund të jetë një gabim teknik te vendimi i Gjykatës Kushtetuese sepse Kushtetuta i parashikon zgjedhjet brenda 45 ditëve dhe jo 4.

Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim rreth ankesës së Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjen e Qeverisë së drejtuar nga Avdullah Hoti.

Kushtetuesja ka anuluar vendimin për zgjedhjen e Qeverisë Hoti.

Po ashtu, Gjykata Kushtetuese ka urdhëruar mbajtjen e zgjedhjeve të reja brenda 40 ditësh.

Kushtetuesja shkarkon Qeverinë Hoti, shpall zgjedhjet e reja