Albulena Haxhiu - Abelard Tahirit: Veç edhe gjyshërit e gjyshet që s’jua keni mundësu me pas Provimin e Noterisë

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Provimin e Jurisprudencës ka nxitur debat në mes Grupeve Parlamentare dhe Ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu.

“Një shembull të keq e kemi me notimin e noterisë, ku ju zotëri Tahiri keni qenë ministër i Drejtësisë dhe ka qenë procesi më i komprometuar në historinë e Republikës së Kosovës, jemi bo gaz i botës që njerëz militanta, teze, axhë, dajë, djalë, reja, nusja, veç edhe gjyshërit e gjyshet që s’jua keni mundësu me pas provimin e noterisë, prandaj ka lind nevoja me anulu atë provim të noterisë”, ka thënë ministria Haxhiu.

Ndërsa Abelard Tahiri, nga grupi Parlamentar i PDK-së, Provimi i Noterisë ka qenë i organizuar mirë.

“Provimi i Noterisë ka qenë i organizuar mirë, ti s’ke me pas qare pa i emëruar ata noter, sepse gjykata nuk mundet me anulua një proces të tillë, ti nuk mundesh me anulu një provim të tillë, por ti misionin e ke kryer sepse ju ke mundësuar monopol disa njerëzve apo një krimi të organizuar, kjo është edhe arsyeja që Bashkimi Evropian t`i ka qitë frenat, s’po lejon me ecë përpara për vetting”, tha ai.

Ai tutje akuzoi që Ministria ka në staf njerëz të kriminalizuar.

“Ke zëvendësministër ku vëllain e ka të involvuar në fajde, jep pare me fajde, qet harraq, është ministër i drejtësisë, ku keni pa kështu, ku me të lanë BE-ja me bë vetting, ju jeni të kompromentuar”, shtoi Tahiri.

Tutje Haxhiu ju kundërpërgjigj duke thënë që ju nuk mund të flisni në emër të gjykatës.