Albulena Balaj-Halimi kërkon bashkëpunim për Udhëzimin Administrativ për barnat

Në seancën plenare të Kuvendit, Kryeministrja në detyrë, Albulena Balaj-Halimi ka diskutuar lidhur me Udhëzimin Administrativ për nivelizim të çmimit të barnave.

Ajo tha se ka biseduar edhe me Odën e Farmacistëve të Kosovës lidhur me këtë udhëzim që është në interes të qytetarëve.

“Dua të falënderoj ministrin Ismaili për debatin që hapi për diskutim, unë kam qenë në takime me Odën e farmacistëve ku kemi diskutuar çështjen e nivelizimit të barnave që është në interes të madh për qytetarin. Ky nivelizim do të thotë që qytetari nuk do të kërkojë një farmaci ku mund të ketë çmime më të lira por vetëshërbim.

Kam folur edhe me ministrin Zemaj për këtë çështje, është e rëndësishme që ky udhëzim të vihet në zbatim,” u shpreh Balaj.

Ajo kërkoi që të punohet në këtë ligj, ku i bëri thirrje edhe ish ministrit Ismaili të përfshihet në grupin punues.

Kurse Uran Ismaili i bëri thirrje Kyreministres në detyrë që të bashkëpunohet edhe me Organizatën Botërore të Shëndetësisë sepse ky udhëzim sipas tij kërkon shumë profesionalizëm e jo të zvarritet me komisione sepse kështu dëmtohen qytetarët.