Albin Kurti vizitë në familjen e Rexhep Selimit Foto: LVV

Albin Kurti viziton bashkëshorten e Rexhep Selimit, uron lirimin e shpejtë të tij

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti së bashku me sekretaren organizative të kësaj partie në natën e dytë të Vitit të Ri e kanë vizituar Shqipen, bashkëshorten e Rexhep Selimit, deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje.

Rexhep Selimi është duke qëndruar në paraburgim në Hagë, pasi që akuzohet nga Gjykata Speciale si i dyshuar për krime lufte.

Kurti ka uruar që Rexhep Selimi të lirohet.

“Me Vlorën, te Shqipja. Në natën e dytë të Vitit të Ri, urojmë të lirohet Rexha nga burgu. Dhe, i gëzohemi ditëve të mira nga qeverisja e drejtë pas zgjedhjeve të reja”, ka shkruar Kurti në Facebook.