Albin Kurti vizitoi AKI-në

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka bërë të ditur se sot ka vizituar Agjencinë Kosovare të Inteligjencës (AKI) me rastin e 11 vjetorit të themelimit të saj.

Kurti ka shkruar në Twitter se në një rajon të paqëndrueshëm sikurse Ballkani Perëndimor, është e domosdoshme puna e AKI-së për sigurinë e Kosovës.

“Sot kam vizituar Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë në 11 vjetorin e themelimit të saj dhe i kam falënderuar për punën e tyre. Në një rajon të paqëndrueshëm siç është Ballkani Perëndimor, ku ne kemi pasur dy grusht-shtete të dështuara në 3 vitet e fundit, puna e tyre është e domosdoshme për sigurinë e vendit tonë”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Kreshnik Gashi është zgjedhur me 25 nëntor shef i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës.

Në të njëjtën ditë, në postin e Inspektorit të Përgjithshëm të AKI-së është vendosur njeriu i AAK-së, edhe ish-zëvendësministri i Mbrojtjes, Burim Ramadani.

Vendi në atëkohë qeverisej nga kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj.

Përderisa, kryeministri Kurti ka paralajmëruar shqyrtim të të gjitha emërimeve nga koha e dorëheqjes së Haradinajt.

Takimi me Apostolovën, Kurti zotohet për përkushtim drejt BE-së