Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Albin Kurti uron presidentin amerikan Joe Biden

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kandidat për kryeministër, Albin Kurti, e ka uruar Joe Bidenin me rastin e inaugurimit të tij si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kurti në një letër thotë se do t’i ndjekin udhëzimet e tij përballë sfidave të përbashkëta,

“Ndërsa ndërmerrni hapa drejt shtëpisë për të kapërcyer ndarjet dhe për të shëruar kombin tuaj, kështu aleatët tuaj jashtë do të shikojnë drejtimin dhe udhëzimin tuaj, ndërsa ne përballemi me sfidat tona të përbashkëta”, ka shkruar Kurti në Twitter, ku ka bashkangjitur edhe letren e plotë.

Në letrën e tij, Kurti ka përmendur edhe zgjedhjet e 14 shkurtit që do të mbahen në Kosovë, nga të cilat, sipas tij, do të dalë një qeveri e re e përgjegjshme dhe që do të dallohet për qeverisje të mirë.

Kurti premton se do të bashkëpunojoë me presidentin Biden dhe administratën e tij për të forcuar demokracinë e Kosovës, për t’i realizuar reformat e nevojshme për t’u anëtarësuar në NATO dhe BE dhe për ta thelluar miqësinë, për të siguruar paqe afatgjate dhe siguri në Ballkanin Perëndimor dhe në Evropë.

Demokrati Joe Biden sot është betuar për president të 46-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kjo është letra e plotë e Albin Kurtit