Albin Kurti: Unë do të jem bartës i listës së Vetëvendosjes

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se ai do të jetë bartës i listës së partisë së tij për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit.

Teksa filloi prezantimin e listës së kandidatëve për deputetë, Kurti e përmendi veten.

“Unë do të jem bartës i listës së Vetëvendosjes”, tha Kurti.

Në anën tjetër, KQZ-ja miratoi propozimin që kolonat e mbetura të zbrazëta nga kandidatët që nuk u certifikuan, të largohen nga broshurat dhe fletvotimet.

Këtë gjë e kundërshtoi Vetëvendosja, duke thënë se lista e tyre do të jetë siç është prezantuar në fillim, ndërsa KQZ-ja në faqen e saj ka publikuar listën, në të cilën nuk figuron Albin Kurti.