Albin Kurti tregon pse po kërkon mbështetje financiare nga diaspora

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media ka njoftuar se ka kërkuar mbështetjen e bashkëatdhetarëve në diasporë që të ndihmojnë Kosovën për shkak të gjendjes së buxhetit.

Sipas Kurtit, Kosova ka pasur rënie të të hyrave dhe kjo ka vështirësuar gjendjen edhe në sektorin e shëndetësisë publike.

“Ne kemi kërkuar ndihmë nga bashkëatdhetarët që të ndihmojnë Kosovën në tejkalimin e pandemisë meqënëse në buxhetin e Kosovës ka rënië të të hyrave dhe në anën tjetër gjtihashut ka shpenzime të paparashikuara në kushtet kur sistemi shëndetësor publik nuk e kemi në gjendje aspak të mirë”, tha Kurti.

Ai shtoi se komunat e Kosovës kanë probleme në spitale dhe Qendra Kryesore të Mjekësive Familjare.

“Në komunat që kam vizituar javën që po lëmë pas kam pyetur për spitale e QKMF dhe nevojat janë shumë të mëdha sepse mungesat janë shumë të mëdha prandaj duhet të mobilizohemi dhe bashkëatdhetarët tanë i ftojmë që ta ndihmojnë vendlindjen e tyre në këtë krizë shëndetësore që mund të tejkalojmë nëse jemi bashk”, tha tutje Kurti.

Ai shpjegoi edhe për çështjen e xhirollogarisë.

“Bëhet fjalë për një gjirollogari në thesarin e shtetit ku derdhen edhe paratë e buxhetit dhe donatorëve ndërkomëbtar. Ne me vendimet e sotme po tregojmë që po respektojmë vendimin e gjykatës Kushtetuese që nuk ka bërë kontestim të përmbajtjes por vërejtjet sa i përket procedurave do të i adresojmë në Msh për komunat vet e vet. Katër fushat e ekzekutivit, Shëndetësia, MPB, Ministria Infrastrukturës dhe Ambientit dhe Pushtetit Lokal, dhe me shtabet emergjente sepse gjendja nëpër komuna është e ndryshme dhe masat nuk mund të jenë identike në ditët dhe javët në vijim. Ne nuk e dimë se sa do të zgjas kjo krizë por jemi të bindur se muaji prill është vendimtar ta spostojmë në kohë lakoren e shpërndarjes dhe ta zbusim nga intensiteti këtë lakore duke rezultuar me vdekje të shumta të njerëzve”, tha Kurti.

KALLXO.com raportoi sot se Qeveria e Kosovës do të kërkojë leje nga Kuvendi i Kosovës për tejkalimin e rregullës fiskale në rast që gjatë implementimit të pakos emergjente do të detyrohen të rrisin deficitin buxhetor apo të ulin bilancin bankar nën përqindjet e parapara. Kjo kërkesë vije pasi parashihet një rënie e të hyrave të planifikuara për rreth 198 milionë euro për shkak të ndikimit të COVID-19.

Përvec rënies së të hyrave, Qeveria ka planifikuar një pako emergjente në vlerë 170 milionë euro. Uljen e të hyrave dhe nevojën për shpenzime shtesë për tu përballur me COVID-19, Qeveria po synon të mbylojë përmes kredive dhe zvogëlimit të bilancit bankar.

Pra, Qeveria synon që deficitin buxhetor ta financojë përmes borxheve të brendshme dhe të jashtme duke mos prekur projektet kapitale të cilat janë planifikuar me buxhetin e vitit 2020.

COVID-19 zbraz buxhetin, Qeveria kërkon leje nga Kuvendi