Albin Kurti tregon nëse do të kërkojë largimin e Vjosa Osmanit

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka shpjeguar në intervistën e tij para Jeta Xharras nëse do të kërkoj dorëheqjen e Kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani.

Gjithashtu Kurti, sqaroi se me Osmanin kanë takime të rregullta të paktën dy herë në javë.

“Po ne takohemi, dy herë në javë takohemi dhe mendojmë pak a shumë njësoj për atë së çfarë po ndodh. Është shumë e brengosur për fatin e shtetit por në anën tjetër jemi shpresdhënës sepse ka ndodhur diçka në popull që është e pakthyeshme. Në Kosovë nuk ka më njerëz neutral edhe ata të cilët i mbështesin. Unë po them prej 6 tetor deri më 6 prill, gjahstë muaj janë më shumë se gjashtë vjet”, tha Kurti.

Jeta Xharra moderatorja e Jeta në Kosovë, kërkoi nga Kurti të dijë nëse do të kërkoj dorëheqjen e saj.

“Nuk e di, nuk është e thënë. Por për mua ka qenë e kuptueshme dhe e pranueshme që në vend të Glauk Konjufcës të vijë Vjosa Osmani, sepse Osmani kishte dyfishin e votave se Glauk Konjufca ndërkaq nuk do të ishte e pranueshme që të vinte Kujtim Shala që kishte gjysmë vota të Glauk Konjufcës. Pra te regjistri demokratik edhe pse Vjosa Osmani nuk ishte nga LVV për shkak të mëbshtetjes së qytetarëve dhe profilit të saj për mua nuk ishte e diskutueshme që ajo mund ta zëvendësonte suksesshëm Glaukun dhe e meritonte atë pozitë”, shtoi Kurti.

Kurti tha se Osmani ka udhëhequr në mënyrë të suksesshme Kuvendin e Kosovës.

“Është një çështje tjetër që kjo u vu në kuadër të negociatave të LDK që nuk kishte pëlqim nga ana tjetër. Osmani e ka udhëhequr suksesshëm Kuvendin e Kosovës. Nuk e di se si do të shkojnë ditët në vijim por jemi në kontakt të rregullt që të marrim për çfardo vendimet të ardhshme bashkarisht por nuk është thelbësore ajo gjë”, tha Kurti.