Albin Kurti telefonon familjarët e dy viktimave nga COVID-19

Zëdhënësi i Qeveria, Përparim Kryeziu, ka njoftuar se kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka telefonuar familjarët e dy viktimave të shënuara sot nga coronavirusi për t’i shprehur ngushëllimet më të sinqerta.

Sipas tij, qytetarët duhet të vazhdojnë ti përmbahen rregullave në mënyrë që të parandalohet shpërndarja e pandemisë së coronavirusit.

“Ne të gjithë, së bashku, ndajmë dhimbjen me familjet e S.N. nga Prishtina dhe atë të N.R. nga Prizreni. Ky lajm i hidhur, le të jetë thirrje më e zëshme për disiplinë dhe respektim të këshillave të ekspertëve shëndetësor. Këto këshilla janë në të mirë të secilit prej nesh, atyre për rreth nesh dhe shëndetit publik të përbashkët”, ka shkruar ai në facebook.

Sipas tij asnjëri nga ne nuk jemi imun ndaj virusit Corona, andaj edhe të gjithëve na takon përgjegjësia që ta ndalojmë përhapjen e tij.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se mëngjesin e sotëm kanë vdekur dy pacientë nga coronavirusi të cilët ishin duke u trajtuar në Klinikën Infektive, kjo e dërgon në 3 numrin e rasteve të vdekjeve në Kosovë nga coronavirusi.

Ndërsa të infektuar deri më tani janë 145 persona, ndërsa 23 janë shëruar.

Kosovë – Vdesin dy persona nga coronavirusi