Albin Kurti takon Johannes Hahn

Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, ka takuar sot kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

“Shkëmbim i pikëpamjeve shumë interesante me z. Kurti për situatën politike dhe ekonomike në Kosovë dhe rajon”, ka shkruar Hahn në Twitter.

Ai tregoi edhe për temat për të cilat ka biseduar me kandidatin për kryeministër nga Vetëvendosje.

“U pajtuam se reformat evropiane janë rruga e vetme për të ofruar perspektivë për qytetarët e Kosovës, veçmas për të rinjtë”, shkroi tutje, Komisioni për Zgjerim i BE-së.

Hahn tha gjithashtu se, Qeveria e re e Kosovës duhet të i ketë në qendër të programit marrëdhëniet me shtetin serb.

“Normalizimi i marrëdhënieve me #Serbia është thelbësore për të ardhmen Europiane të Kosovës dhe perspektivën europiane të të gjithë rajonit.  Unë pres që qeveria e re t’i vendosë këto objektiva në zemër të programit të saj”, thuhet në fund të njoftimit.

Partia Lëvizja Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti dolën forca më e madhe politike pas zgjedhjeve të 6 tetorit në Kosovë.