Foto: KALLXO.com

Pamje - Albin Kurti takohet me Shpend Ahmetin

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka filluar takimin me kryetarin e Prishtinës Shpend Ahmeti.

Përpara fillimit të takimit ata nuk kanë pranuar të deklarohen për media.

Kurti nuk ka takuar ish-bashkpartiakun e tij që nga koha kur ky i fundit ishte larguar nga LVV për tu bërë më vone pjesë e Partisë Socialdemokrate.

Më 23 mars, Kurti dhe Ahmeti kishin zhvilluar një bisedë telefonike në lidhje me menaxhimin e pandemisë COVID-19.

Shpend Ahmeti ka qenë pjesë e Vetëvendosjes, mirëpo ish larguar në fillim të 2018, kur në këtë parti kishte ndodhur çarja.

Ai ishte zgjedhur kryetar i PSD-së, derisa së fundi ka dhënë dorëheqje edhe nga kjo parti.

Në takim është edhe ministri i shëndetsisë, Arben Vitia si dhe drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri.

Albin Kurti viziton Komunën e Prishtinës

Publiée par Kallxo.com sur Jeudi 28 mai 2020

 

Foto: KALLXO.com
Foto: KALLXO.com