Albin Kurti takohet me kryetarin e presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Shefik Xhaferoviq

Kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe ministrja e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla kanë takuar kryetarin e presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Shefik Xhaferoviq.

Sipas komunikatës së qeverisë, në këtë takim është diskutuar mbi raportet ndërmjet dy vendeve dhe mundësitë e forcimit dhe përparimit të bashkëpunimit përkundër pengesave politike.

Në takim sipas njoftimit poashtu është diskutuar edhe për situatën politike dhe të sigurisë në rajon, pas invazionit dhe agresionit rus në Ukrainë, të cilën të dy palët e dënuan.

“Kryeministri Kurti tha se duhet të vazhdojmë të solidarizohemi dhe të mbështesim luftën nacionalçlirimtare të popullit ukrainas dhe të jemi syhapur karshi lidhjeve të gjera dhe të thella të Federatës Ruse dhe Serbisë”, thuhet në komunikatë.

Ky takim është realizuar në margjinat e Forumit Ekonomik Delphi i cili është duke u mbajtur nga data 6-9 prill.