Albin Kurti takohet me Edi Ramën

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në kuadër të vizitës së tij në Kosovë pritet ta takojë edhe kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfrimuar zëdhënësi i LVV-së, Përparim Kryeziu.

“Takimi do të mbahet në ora 17:00 në selinë e Lëvizjes Vetevendosje”, ka thënë shkurt ai.

Përveç Kurtit, Rama do ta takojë edhe kryeparlamentaren Vjosa Osmani.

Sipas njoftimit nga ana e Kuvendit, takimi do të mbahet në ora 15:00 në kabinetin e kryetares Osmani.

Burime të KALLXO.com bëjnë të ditur se vizita zyrtare e Edi Ramës pritet që të zgjasë dy ditë, deri më 30 qershor.

Vizita e Ramës në Kosovë vjen pas zhillimeve të fundit me ngritjen e aktakuzës nga Gjykata Speciale për presidentin e vendit Hashim Thaçin dhe kreun e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselin.