Albin Kurti, Bekim Jashari dhe Halil Kastrati; Fotografi nga Zyra e Kryeministrit

Albin Kurti takohet me Bekim Jasharin dhe Halil Kastratin

Sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryetarin e Skenderajt, Bekim Jasharin dhe humanistin Halil Kastratin.

Jashari uroi kryeministrin Kurti për marrjen e detyrës si dhe për ndërtimin e institucioneve të dala nga zgjedhjet e 14 shkurtit. 

Sipas komunikatës nga Zyra e Kryeministrit, Bekim Jashari shprehu vullnetin për vazhdimin e bashkëpunimit duke vënë në rend të parë interesin shtetëror. 

Kryeministri Kurti e falënderoi kryetarin Jashari për urimet dhe riktheksoi përkushtimin për forcimin e bashkëpunimit mes pushtetit qendror dhe lokal.  

Kreu i ekzekutivit bashkë me të parin e komunës biseduan edhe për koordinimin e veprimeve, me qëllim të përballimit të situatës së krijuar si pasojë e pandemisë COVID-19.