Albin Kurti: Shërbimi ushtarak do të bëhet i detyrueshëm

Kandidati për kryeministër, Albin Kurti gjatë prezantimit të planit të tij qeverisës në seancën e sotme tha se shërbimi ushtarak do të bëhet i detyrueshëm.

“Me qeverisjen tonë shërbimi ushtarak bëhet i detyrueshëm në përputhje me praktikat dhe standardet më të mira të vendeve të NATO-së. Do t’i fillojmë përgatitjet për shërbimin obligativ ushtarak, ky shërbim do të jetë në kohëzgjatje tre mujore i cili do t’i ndihëmoj FSK-së t’i përmbushë detyrat dhe rolin e saj shtesë në fushën e mbrojtjes”, tha Kurti.

Kuvendi i Kosovës është duke mbajtur seancën me të vetmen pikë të rendit të ditës: zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Votimi i Qeverisë Kurti

Publiée par Kallxo.com sur Lundi 3 février 2020