Albin Kurti - Kryeministër i Republikës së Kosovës

Albin Kurti: Serbia duhet të tregojë forcën në ring të boksit e jo në kufi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për moslejimin e ekipit të boksit nga Kosova për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror që ka nisur dje në Serbi, pasi ata për disa herë radhazi ishin kthyer pas nga kufiri në Merdarë.

Kurti ka thënë se shteti serb duhet të tregojë forcën në ring të boksit dhe jo në kufi.

Përmes një postimi në Twitter, Kurti e ka cilësuar si një shkelje të rëndë të normave të sportit moslejimin e ekipit të boksit për të shkuar në Serbi.

Kurti i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të dënojnë këtë shkelje dhe veprim diskriminues.

“Serbia duhet të tregojë forcën e saj në ringun e boksit jo në kufi.  Vendimi i tyre për të mos lejuar hyrjen e sportistëve tanë për Kampionatin Botëror të Boksit 2021 është një shkelje e int. normave të sportit. I bëj thirrje BE-së dhe komunitetit ndërkombëtar për të dënuar këtë shkelje dhe veprim diskriminues”, ka shkruar ai në Twitter.

Ministri i Sportit: Moslejimi i boksierëve në turneun e boksit në Beograd është vendim i Qeverisë së Serbisë