Albin Kurti rezulton pozitiv me COVID-19

Kryetari i Vetëvendosjes dhe ish kryeministri Albin Kurti ka rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Kurti përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’,

“Të nderuar anëtarë të Lëvizjes e qytetarë të Republikës, Parmbrëmë kisha disa simptoma: kokëdhembje të lehtë, pak koll dhe dhembje e skuqje të syve. Dje jam testuar për COVID-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Në dy javët në vijim do të qëndroj në vetizolim”, ka shkruar Kurti.

Në anën tjetër, gjatë ditës së djeshme janë shënuar edhe 197 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, ndërsa ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në një konferencë për media ka thënë se shtrëngimi i masave do të bëhet bazuar në situatën epidemiologjike në vend.