Albin Kurti pyetet për Doarsa Kica-Xhelilin

Kryeministri Albin Kurti ka qenë i pranishëm në fillimin e punimeve të kuvendit zgjedhor të Partisë Guxo dhe teksa po largohej u pyet për raportimet se deputetja Doarsa Kica-Xhelili është larguar nga kjo parti.

Kurti nuk dha ndonjë opinion për raportimet e mediave, por vetëm i uroi suksese Partisë Guxo.

“Suksese Partisë Guxo!” – u shpreh shkurt Kurti.

Në orët e pasdites ka nisur kuvendi zgjedhor i Partisë Guxo, në të cilin pritet të zgjidhet kryetari i këtij subjekti politik si dhe kryesia e re.

Deri më tash nuk është bërë publik asnjë kandidat potencial për këtë pozitë, ndërsa Partia Guxo ka mbetur pa udhëheqës që nga zgjedhja e themelueses së saj – Vjosa Osmanit në postin e presidentes së vendit.

Sot gjatë ditës u raportua se deputetja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes dhe anëtarja e Partisë Guxo, Doarsa Kica-Xhelili do të kalojë në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

A u largua Doarsa Kica nga ‘Lista Guxo’?