Angela Merkel - Foto: Facebook

Albin Kurti pritet të takohet me kancelaren Merkel javën e ardhshme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pritet të zhvilloj takim me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

Kryeziu tha se takimi do të mbahet në Tiranë gjatë vizitës së Merkel në Shqipëri.

“Po, takimi do të mbahet javën e ardhshme në Tiranë në mes kryeministrit dhe kancelarës”, tha ai për KALLXO.com