Albin Kurti prezanton ministrat e vet (VIDEO)

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka bërë të ditur emrat ministrave që do të jenë në krye të pesë ministrive.

“Për zëvendëskryeministër të dytë të qeverisë: Haki Abazi, ministre të Drejtësisë, Albulena haxhiu, ministër të Punëve të Jashtme dhe Diasporë, prof. Blerim Reka, për ministër të Financave dhe Transfereve, prof. Besnik Bislimi, për ministër të Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari dhe për ministër të Shëndetësisë dhe Sportit, Arben Vitia”, ka bërë ditur Kurti në një video të postuar në rrjetin social ‘Facebook’.

Propozimi i këtyre ministrie vjen pa një marrëveshje mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Vetëvendosjes.

Këto dy parti kanë shfaqur mospajtime në ndarje të posteve gjatë bisedimeve për koalicion bashkëqeverisës.