Albin Kurti prezanton aderime të reja në Vetëvendosje

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka prezantuar dy prurje të reja në partinë të cilës i prin.

Merita Berisha- Januzi dhe Ismet Januzi janë anëtarët më të rinj të Lëvizjes Vetëvendosje. Kurti ka prezantuar edhe biografinë e tyre.

“Merita dhe Ismeti, dy bashkëshortët, që kanë një përvojë profesionale në çështje të menaxhimit, bujqësisë, biznesit, arsimit të mesëm dhe të lartë, u anëtarësuan në Lëvizjen tonë”, ka shkruar ish-kryeministri kosovar.

“Merita Berisha Januzi bart titullin Doktor Shkence për Menaxhim nga Universiteti MIT në Shkup, kurse magjistraturën për Shkenca të Ekonomisë dhe bachelorin si Inxhiniere e Bujqësisë e ka të përfunduar në Universitetin e Prishtinës. Merita është mësimdhënëse dhe profesoreshë në ShML “Zenel Hajdini” dhe Kolegjin “Vizioni për Arsim” në Ferizaj. Ismet Januzi ka përfunduar magjistraturën për Marketing dhe Menaxhment në Universitetin e Tetovës, kurse bachelorin për Marketing dhe Administrim Biznesi në Prishtinë. Ismeti punon si menaxher në biznesin NTP “Arb-Rini” dhe është Drejtor i Kolegjit “Vizioni për Arsim” në Ferizaj. Merita dhe Ismeti jetojnë në Ferizaj dhe janë prindër të dy djemve”, thuhet në postimin e tij në Facebook.

Në fund, Kurti tha se me njerëz si Merita dhe Ismet Januzi mund të ketë ndryshime në vend.

“Me përkushtimin, dijen dhe angazhimin e tyre shtesë në Lëvizjen VETËVENDOSJE!, Merita dhe Ismeti do të ndihmojnë në rikthimin e qeverisjes sonë për jetësimin e ndryshimeve pozitive që i synojmë”, thuhet në fund të postimit të tij.