Albin Kurti, Gianni Infantino/photo by: @Shpend Ahmeti

Albin Kurti pret në takim presidentin e FIFA-s, Gianni Infantiono

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, i cili po qëndron për herë të parë në vendin tonë.

Federata e Futbollit të Kosovës përmes një komunikate për media njoftoi se në takimin me kreun e ekzekutivit, i pari i futbollit botëror, ka qenë i shoqëruar nga presidenti Agim Ademi, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, presidenti i FFM-së, Muamet Sejdini, si dhe delegacioni i FIFA-s, Mattias Grafstrom, zv/sekretar i përgjithshëm, Alasdair Bell, zv.sekretari i përgjithshëm i administratës, Youri Djorkaeff, këshilltar i lartë i futbollit dhe Federico Raviglione, menaxher i zyrës së presidentit.

Infantino erdhi në Kosovë pas një vizite në Shqipëri.

Sot gjatë ditës, Infantino pritet të ketë edhe takime të tjera, derisa në ora 15:00 do të mbajë edhe një konferencë për media.

VIDEO – Presidenti i FIFA-s Gianni Infantino arrin në Kosovë