Albin Kurti premton heqjen e monopolit në homologim dhe monopolet tjera - VIDEO

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti ka bërë një zotim në Debat Pernime.

Albin Kurti është zotuar se nëse ai bëhet kryeministër, qysh këtë vit do t’i ndal monopolet, e posaçërisht monopolin në homologimin e automjeteve.

Kurti i ka dalë në mbështetje kandidatit për deputetët të listës së tij, Hekuran Murati, i cili nuk jepte datë se kur do të hiqet monopoli, ndonëse deklaronte se kjo do të jetë puna e ty e parë.

“Obligimi për homologim do të hiqet sa më shpejt që është e mundur. Puna e parë e imja do të jetë kjo. Unë e kam dorëzu peticion për këtë, por Kuvendi se ka trajtu”, tha Hekuran Murati,

Mirëpo i pyetur nga Jeta Xhara se kur do të largohet kjo taksë, pasoi reagimi i Albin Kurtit.

“Sa i përket homologimit, unë do ta bëj më shpejt sesa Hekurani, pra sivjet kryhet kjo punë. Monopole zhvatëse nuk ka më në ekonominë tonë. Ato marrin në fund. Në politikë kemi pluralizëm, do të kemi edhe treg të lirë në ekonomi”, tha Albin Kurti.

Drejtësia në Kosovë kishte publikuar vitin e kaluar hulumtimin ku shpërfaqet trashja e monopolit nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës.

Një vit më vonë, Kuvendi i Kosovës kishte reaguar duke ratifikuar një rezolutë për heqjen e monopolit në homologim dhe liberalizimin e tregut.

Trashja e monopolit në homologim

Cikli i DebatPernime i moderuar nga Jeta Xharra do të mbahen për dhjetë ditë rresht sa do të zgjasë zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë të cilat do të mbahen më 6 tetor.

Kandidatët për kryeministër si dhe kandidatët për deputetë nga partitë të cilat janë në garë do të ballafaqohen para Jeta Xharrës ku edhe do të shpalosen programet e tyre qeverisëse.

Të ftuar në debat janë: Albin Kurti, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Liburn Aliu, Fitore Pacolli, Hajrullah Çeku, Arbërie Nagavci, Hekuran Murati, Saranda Bugujevci, Arben Vitia, Yllza Hoti.Debat Pernime do të fillojë çdo ditë nga ora 20:30 në Televizionin 21 dhe live në Facebook të KALLXO.com.