Albin Kurti përmes një video tregon për punët e Qeverisë gjatë vitit 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti përmes një video të publikuar në rrjetin social ka treguar për punën e Qeverisë Kurti ll të realizuar gjatë vitit 2021.

“9 muaj qeveri në një video të përmbledhur. Nuk janë të gjitha punët, por shumë më shumë na presin në vitin që po vjen”, ka shënuar Kurti në videon e publikuar.

Albin Kurti është zgjedhur kryeministër i Republikës së Kosovës pas zgjedhjeve të mbajtura me 14 shkurt të këtij viti.

Albin Kurti ishte zgjedhur edhe më herët në pozitën e Kryeministrit të Kosovës me 03 shkurt të vitit 2021 por më pas ishte shkarkuar nga pozita e kryeministrit.