Albin Kurti për vrasjen e gruas në oborrin e QKUK-së: Mizore, e papranueshme dhe e padurueshme

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar lidhur me vrasjen e gruas rreth 35-vjeçare brenda hapësirës së QKUK-së në Prishtinë.

Kurti po pretendon se vrasjen e ka kryer bashkëshorti i viktimës dhe se viktima ishte shtatzënë.

Ai e cilësoi “mizore” vrasjen e gruas, për të cilën tha se ka ndodhur aty “ku do duhej të shëroheshin njerëzit”.

“Dy engjëj në qiellin e pistë
Vrasje mizore. U vra edhe një grua. Edhe kjo nga burri i saj. Në oborr të spitalit. Atje ku duhet të shërohen njerëzit. Në oborr të Klinikës Gjinekologjike. Atje ku lindin gratë. U shua një jetë që po sillte edhe një jetë tjetër. Gruaja ishte shtatzënë. Rreth 35 vjeç, as në gjysmë të jetës së saj. E fëmija që ajo donte ta lindte as nuk e filloi jetën. Vrasës mizor. Edhe një burrë që qëllon mbi gruan që duhej ta mbronte. Edhe një burrë që vret një grua. E cila tash është e jona, e të gjithë neve. Bashkë me foshnjen e palindur të saj. Dy qytetarë të Kosovës më pak, dy shqiptarë më pak, do të jenë duke menduar armiqtë tanë. E papranueshme dhe e padurueshme”- ka shkruar Kurti.

Policia: Viktima në oborrin e QKUK-së është një grua rreth 35-vjeçare