Albin Kurti pas fitores në Podujevë: Qytetarët na thanë ‘T’kryme e ki’

Pas fitores së Shpejtim Bulliqit në Podujevë, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha se populli është përcaktuar për LVV-në.

I pari i LVV-së, theksoi se në takimet që i kishin në Podujevë, qytetarët u thonin “T’kryme e ki”.

“Kjo nuk është zgjedhje, nuk është vetëm zgjedhje por është referendum. Edhe në të ardhmen në Kosovë do të ketë referendum, sepse do të ketë më shumë zgjedhje. Qytetarët po e legjitimojnë Lëvizjen, të cilët kanë kohë që janë përcaktuar. Ne nuk po e marrim komunën, ne po iu kthejmë komunën”, tha Kurti.

Kandidati i LVV-së në Podujevë, Shpejtim Bulliqi sipas rezultateve preliminare i ka fituar zgjedhjet në këtë komunë për rreth një vit mandat sa kanë mbetur deri në zgjedhjet lokale të vitit 2021.