Albin Kurti nuk kemi inciativë për shkarkimin e Rashit Qalajt

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në intervistën ekskluzive para Jeta Xharras pas vendimeve të marra gjatë ditës së sotme ku janë shkarkuar një mori drejtorash të ndërmarrjeve dhe instituconeve ka komentuar edhe lajmet që kanë qarkulluar gjatë ditës së sotme për shkarkimin e Drejtorit të Policisë Rashit Qalaj.

“Për besë nuk e di ai duhet të vijë nga U.D i Ministrit të ounëve të Brendshme. Unë nuk kam sugjeruar gjë. Nuk kam marrë letër (letër propozim nga ana e U.D të Ministrit të Punëve të Prendshme)”, tha Kurti.

Gjatë ditës së sotme, në media u raportuar se në listën e shkarkimeve nga ana e Kurtit është edhe Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti është i ftuar sonte përballë Jeta Xharras për të biseduar mbi situatën politike dhe menaxhimit të andemisë COVID-19.

Qeveria LVV-LDK ra më 25 mars pas një mocioni i inicuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Albin Kurti udhëhoqi ekzekutivin kosovar 51 ditë. Qeveria e Kurtit është qeveria më jetëshkurtër në historinë e Kosovës.