Albin Kurti nënshkruan peticionin për zgjedhje

Ish kryeministri Albin Kurti sot ka nënshkruar peticionin që partia e tij e ka organizuar, për të kërkuar zgjedhje të reja në vend.

Profili zyrtar i Lëvizjes Vetëvnedosje në ‘Twitter’ ka publikuar fotografi, ku shihet Kurti duke e nënshkruar peticionin.

“Zgjedhjet janë qëllimi ynë politik sepse zgjedhjet janë parimi i shkelur demokratik. I ftoj të gjithë qytetarët që ta nënshkruajnë peticionin në sheshin e qytetit të tyre, nëse nuk e kanë bërë këtë deri më tani”, citohet të ketë thënë Kurti.

Peticioni i Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhje të reja ka filluar që nga data 1 qershor, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për dekretin e presidentit Thaçi.

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!