Foto arkivi: Albin Kurti e Edi Rama. Foto: LSA

Albin Kurti në zyrë të Edi Ramës

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, në Kosovë Albin Kurti është takuar me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, raporton televizioni shqiptar Ora News.

Ndryshe nga të gjithë zyrtarët e tjerë, Kurti nuk ka mbërritur në Kryeministri me eskortë, raporton ky televizion.

“Nuk erdhi me eskortë, i shoqëruar nga automjete. Doli shefi i protokollit në Presidencë dhe e priti dhe tashmë është futur në Kryeministri për një takim informal me kryeministrin Edi Rama. Ishte një takim i paralajmëruar”, raportoi gazetari para selisë së Kryeministrisë.

Ky është takimi i parë Rama- Kurti pas disa muajsh qëkur ata dy i kishin ftohur raportet mes vete për shkak të qëndrimit të Edi Ramës ndaj idesë për korrigjim të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë.